Një amerikan të Ponte Prizreni

Basketboll

Një amerikan të Ponte Prizreni

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:44
De Angelo Stewart

Basketbollisti De Angelo Stewart përforcon Ponte Prizrenin.

Kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, synon të kompletojë dhe shtojë konkurrencën në ekip.

“De Angelo Stewart- (magjistari) në Ponte Prizreni.

Ditët sa po afrohen pran fillimit të kampionatit ekipi jonë po konsolidohet.

De Angelo Stewart është përforcimi i radhës nga SHBA.

27 - vjeçari i gjatë 196 cm, karrierën e ka filluar në NCAA1, për të vazhduar në 🇬🇪 Gjeorgji e Portugali.

Së fundi ishte pjesë e skuadrës Guimares në Superligën portugeze ku luajti me mesatare prej 10.55 pikëve dhe me efikasitet 43%.

Magjistari 🪄specialitet i tij janë loja e shpejtë dhe gjuajtja nga distanca”, njofton KB Ponte Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat