Kurtaj dhe Purvis i bashkohen verdhezinjve 

Basketboll

Kurtaj dhe Purvis i bashkohen verdhezinjve 

Nga: K.G.. Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:00
Pamje nga një atmosferë

Peja nuk ka të ndalur me përforcime dhe po bëhet një ekip gjithnjë e më frikshme për rivalët e mëdhenj. 

Peja përforcohet edhe me basketbollistët Olsi Kurtaj dhe Rodney Purvis.

“KB Peja ka nënshkruar kontratë me Olsi Kurtaj.

KB Peja njofton se ka nënshkruar kontratë me lojtarin e talentuar nga Peja, Olsi Kurtaj.

Lojtari, i cili është 18 vjeçar dhe ndër lojtarët më të mirë në Kosova U18, ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin tonë dhe mendohet të jetë e ardhmja e basketbollit pejan.

KB Peja ka arritur akordin me njërin ndër lojtarët më të mirë në Kosovë sezonen e kaluar

Rodney Purvis i bashkangjitet projektin tonë për sezonen 22/23.

Purvis, më heret kishte luajtur në ligën e ëndrrave, në NBA për ekipin Orlando Magic ndërsa vitin e kaluar ndihmoj shumë Trepçën në arritjen në finale”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat