Rikthehet te Los Angelos Lakers

Basketboll

Rikthehet te Los Angelos Lakers

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:14
Rikthehet te Los Angelos Lakers

Basketbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Denis Shreder, pas suksesit në Kampionatin Evropian, vendosi që të rikthehet te skuadra e Los Angelos Lakers në NBA, duke firmos kontratë njëvjeçare.

Ky është qëndrimi i dytë i basketbollistit gjerman te skuadra nga Los Anxhelosi, pas sezonit 2020/21, kur nuk vazhdoi qëndrimi te kjo skuadër edhe pse kjo e fundit ofroi 84 mln dollar për kontratën e re 3 vjeçare.

Vitin e kaluar, Shreder luajti për Bostonin dhe Hjustonin dhe si basketbollist i lirë, tani vjen në radhët e Lejkersave, duke firmosur kontratën në vlerë prej 2.4 milion dollar.

Lebron Xhejms përshëndeti rikthimin e basketbollistit gjerman, ndërsa në agazhimin e tij, më shumë ka insistuar trajneri Darvin Hem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat