Spanja kampion i ri i Evropës 

Basketboll

Spanja kampion i ri i Evropës 

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 23:14
Spanja

Spanja është kampion i ri i Evropës. Skuadra e drejtuar nga Sergio Scariola fitoi titullin e kampionit të Evropës duke mposhtur skuadrën franceze me rezultat 88:76 (23:14, 24:23, 19:20, 22:19).

Finalja e madhe u zhvillua në Berlin, në një atmosferë të zjarrtë sportive. 

Sergio Scariolo arriti trofeun e tij të katërt të kampionit evropian me përzgjedhjen e Spanjës. 

Para kësaj, spanjollët fituan Eurobasketet në vitin 2009, 2011, 2015 dhe tani në 2022.

Juancho Hernangomez e mbylli ndeshjen me 26 pikë me shtatë tre pikë. Willy Hernangomez shtoi 14 pikë dhe Lorenzo Brown kishte të njëjtin numër pikësh.

Nga ana tjetër, Evan Fournier shënoi 23 pikë, Thomas Huertel me 16 pikë dhe Guerschon Yabusele me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat