Bashkimi shkëput kontratën me lojtarin

Basketboll

Bashkimi shkëput kontratën me lojtarin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:38
Bashkimi shkëput kontratën me lojtarin

Devonte Lacy nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë se ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin.

Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Lacy erdhi si përforcim në “Sezai Surroi”, por duket se ai nuk ka bindur drejtuesit e klubit pas dy xhirove të zhvilluara.

“Faleminderit Devonte Lacy!

KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin Devonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat