FBK me një aktivitet të ri

Basketboll

FBK me një aktivitet të ri

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:32
FBK me një aktivitet të ri

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të fillojë me aktivitete për veteranët në të dyja konkurrencat.

FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe  Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.

FBK bën thirrje që të gjithë veteranët/et të paraqiten tek koordinatorët nëpër qytete: te meshkujt, Naim Hajrizi (Mitrovicë), Artan Kurti (Prizren), Arben Bislimi (Gjilan), Shkumbin Kumnova (Gjakovë), Arianit Shala (Peja), Blerim Vuniqi/Shkëlzen Fetiu (Prishtinë), Agron Berisha (Therandë), ndërkohë te femrat: Resmije Juniku/Teuta Abdullahu (Prishtinë), Adelina Cipa (Prizren), Zumra Kabashi (Mitrovicë), Valbona Bytyqi (Peja), Kimete Haliti (Ferizaj) dhe Florentina Thaqi (Gjakovë).

Komisioni përbëhet nga Naim Hajrizi, njëherësh kryeses i Komisionit të Veteranëve, pastaj anëtarët/et: Resmije Juniku, Ibrahim Karabeg, Shkumbin Kumnova, Agron Berisha, Teuta Abdullahu dhe Dardan Kasapolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat