Besëlidhja debutuese mposht kampionët e Teutës

Basketboll

Besëlidhja debutuese mposht kampionët e Teutës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:41
Besëlidhja debutuese mposht kampionët e Teutës

Surpriza në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj të luajtura në akademinë “Dhimitraq Goga” në Durrës. Skuadra kampione e Teutës u mund 72-68 nga Besëlidhja, që këtë sezon debuton në Superligë.

Një ndeshje e dobët e skuadrës durrsake, që humbi takiumin në sekondat e fundit, falë një koshi nga distanca i ekipit lezhjan. Një fitore me shumë vlera për Besëlidhjen, që synon një trofe të rëndësishëm.

Përballë Besëlidhjes në finale do të jetë Tirana, që në gjysmëfinalen e dytë fitoi 83-78 ndaj Kamza Basket. Një sfidë e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund, ku të dyja skuadrat e synuan fitoren. Në fund bardheblutë u treguan më të saktë dhe fituan, duke u kualifikuar në finale.

Eliminatore-Meshkuj

23/9, Apolonia – Besëlidhja, 72-107

23/9, Kamza B. – Elbasani, 114-78

Gjysmëfinale-Meshkuj

24/9, Teuta – Besëlidhja, 68-72

24/9, Tirana – Kamza Basket, 83-78

Finale-Meshkuj

Tirana – Besëlidhja

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat