FBK: Vdekja e Beqajt ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit

Basketboll

FBK: Vdekja e Beqajt ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:45
Beqaj

Federata e Basketbollit e Kosovës, është e pikëlluar me vdekjen e Belul Beqajt, ish kryetar i FBK-së. 

"E nderuara Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,

Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Behlul Beqaj.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës.

Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës.

Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.", ka shkruar Arben Fetahu, kryetar i FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat