Kuvendi Statutar i FBK-së më 1 Tetor

Basketboll

Kuvendi Statutar i FBK-së më 1 Tetor

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:22
Kuvendi Statutar i FBK-së më 1 Tetor

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju informon se Bordi i FBK-së konform Statutit, ka marrë vendim që Kuvendi Statutar i FBK-së të mbahet më 01.10.2022 (e shtunë) nga ora 11:00 në Hotel “Garden” në Prishtinë. 

Më 31 Korrik 2022 të gjitha Federatave Sportive në vendin tonë iu ka skaduar licenca e lëshuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) dhe me këtë rast MKRS e ka hapur procesin e ri-licencimit të Federatave Sportive në vendin tonë, dhe nëpërmjet Federatave edhe licencimin e Klubeve anëtare të po këtyre federatave.

Në kuadër të ri-licencimit të Federatave Sportive, Federata e Basketbollit e Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ, të MKRS-së do të organizojë Kuvendin Statutar për tu miratuar Propozim Ndryshimet Statutare nga delegatët/et e Kuvendit të FBK-së.

Kuvendi i FBK-së numëron 40 delegatë/e, ndërsa Konform Nenit 16 të Statutit të FBK-së pika 2: “Kuvendi mund të bie vendime në qoftë se janë të pranishëm më shumë se gjysma e delegatëve të Kuvendit. Vendimet konsiderohen të miratuara nëse për to kanë votuar më shumë se gjysma e delegatëve të pranishëm në mbledhje. Përjashtimisht kësaj dispozite, ndryshimi i këtij Statuti dhe vendimi për pushimin e veprimtarisë së Federatës do të bëhet nga 2/3 e delegatëve të Kuvendit. Votimi në Kuvend është publik, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe”.

Me këtë rast FBK kërkon nga delegatët/et e Kuvendit të jenë të pranishëm në Kuvendin Statutar më 01 Tetor, në mënyrë që më pas të vazhdojmë me procedurat e përbashkëta FBK – Klube për ri-licencim në MKRS.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat