Duele interesante në xhiron e katërt

Basketboll

Duele interesante në xhiron e katërt

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:59
Duele interesante në xhiron e katërt

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë.

Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça - Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Vëllaznimi, që ka hyrë këtë edicion në Superligë do të ndeshet me Pejën, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë kanë një fitore, në takimin e parë si vendas dhe do të mundohen të realizojnë fitoren e dytë, kurse verdhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt.

Kampioni Golden Eagle Ylli është në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve radhazi. Therandasit janë mysafirë të Ponte Prizrenit, që numëron një fitore e dy humbje.

Prince Caffe Superliga - Java 4

E shtunë

17:00 Bashkimi - Rahoveci                                

E diel

17:00 Vëllaznimi - Peja                                     

19:00 Ponte Prizreni - Golden Eagle Ylli

(Trepça - Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat