Për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive

Basketboll

Për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:59
Për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, po marrin pjesë në konferencën rajonale “Integriteti në Sport”, që po organizohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe INTERPOL-i, në bashkëpunim edhe me UEFA-n dhe FIBA-n.

Pjesë e konferencës që për tri ditë (04-06 tetor 2022) do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, janë edhe sekretari i përgjithshëm i Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova, Taulant Hodaj e Gazmend Bojniku, zyrtar për integritet të garave, drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetari Arben Fetahu e anëtarja Arta Braha. Maxhuni e Fetahu janë edhe anëtarë të Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive në Kosovë.

IOC dhe INTERPOL, janë duke vazhduar implementimin e projektit global të ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit për të forcuar aftësitë operacionale rreth manipulimit të konkurrencës dhe korrupsionit në sport.

Gjatë tri ditëve do të diskutohen tema të ndryshme, që kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe dhënien e ideve për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive dhe zbatimit të ligjit në organizatat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat