Penza apo Bashkimi do të triumfojë në Superkupë?

Basketboll

Penza apo Bashkimi do të triumfojë në Superkupë?

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 15:36
Penza apo Bashkimi?

Sonte nga ora 20:00 do të zhvillohet Superkupa e Femrave në ‘Karagaçi’ të Pejës, ku do të përballen Penza dhe Bashkimi. 

Skuadra pejane e kishte më lehtë në gjysmëfinale, duke mundur Trepçën me rezultat të thellë 101:37, ndërsa Bashkimi për të depërtuar në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 78:65. 

Vashat pejane edicionin e kaluar fituan titullin në Kosovë, Superkupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare, ndërsa ato prizrenase triumfuan në Kupën e Kosovës. 

Këto dy skuadra do të përballen po ashtu edhe në Superkupën Mbarëkombëtare. 

Në këtë përballje do të pensionohet edhe ikona e basketbollit pejan te femrat, Valbona Bytyqi, që ka dhënë shumë për skuadrën e Penzës.

Ajo po ashtu ishte edhe basketbolliste e Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat