Zhgënjejnë edhe Clippers e Dallas

Basketboll

Zhgënjejnë edhe Clippers e Dallas

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:56
Zhgënjejnë edhe Clippers e Dallas

Skuadra kampione e Golden State u mund 134-105 nga Phoenix, duke pësuar humbjen e dytë në NBA. Devin Booker me 34 pikë ishte i papërmbajtshëm në fushë, ndërkohë që 42 pikë u realizuan edhe nga lojtarët e stolit për Suns. Për Golden State Warriors u dallua Curry me 21 pikë, port ë pamjaftueshme për të evituar humbjen.

Zhgënjen edhe skuadra e Clippers, që u mund 108-94 nga Oklahoma. Shai me 33 pikë dhe Mann me 25 pikë ishin më të mirët në fushë për Oklahoma, ndërsa te Clippers mungoi lojtari lider. Fiton pa probleme Washington, që falë 25 pikëve të Kuzma mposhti 120-99 Detroit.

Në sekondat e fundit humbet edhe skuadra e Dallas, që u mund 113-111 nga New Orleans. Ndeshje e ekuilibruar, ku për vendasit, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Murphy 22 pikë më i miri). Loja e Dallas u përqendrua vetëm te tri lojtarë: Doncic 37 pikë, Dinwiddie 24 e Wood 23 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Detroit, 120-99

New Orleans – Dallas, 113-111

Oklahoma – Clippers, 108-94

Phoenix – Golden State, 134-105

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat