KB Junior 06 Moni Bau nuk ka të ndalur

Basketboll

KB Junior 06 Moni Bau nuk ka të ndalur

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:23
KB Junior 06 Moni Bau nuk ka të ndalur

Basketbolistet dhe basketbollistët e KB “Moni Bau Junior 06”, të drejtuar nga trajnerët Ramush e Qazim Rushiti, po shënojnë suksese të lakmueshme me ekipet e tyre. Këtë fundjavë ky klub ka shënuar bilanc të qindpërqindtë të fitoreve: dje me kadetet U-16 ndaj Pejës 03, me njomakët U-12 në Pejë kundër ekipit Peja DT, si dhe sot në Prizren me vajzat U-14 kundër Pro Gjakovës.

U-16: Junior 06 Moni Bau – Peja 03 55:50

Basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bau e kanë mposhtur skuadrën 

Peja 03 në ndeshjen derbi të javës së pestë, duke e mundur me rezultat 55:50. Kreatoret e fitores së ekipit prizrenas qenë treshja: Yllka Morina, Era Ali dhe Nazmije Çukiqi që realizuan nga 15 pikë. Njëherësh basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bau ia shkaktuan humbjen e parë sezonale basketbollisteve pejane, ndërkohë vashat prizrenase regjistruan fitoren e tretë në këtë edicion.

U-12: Peja DT – Junior 06 24:54

Sukses të mirë dhe fitore të pandërprera po shënon edhe ekipi i grupmoshave U-12 në konkurrencën e meshkujve. KB Junior 06 në Pejë e ka mundur skuadrën vendëse me shifrat 54:24.

U-14: Junior 06 Moni Bau – Pro Gjakova 104:18

Basketbollistet e grupmoshës U-14 të ekipit Junior 06 Moni Bau nuk dinë për humbje. Ato sot regjistruan edhe fitoren e pestë rresht, duke deklasuar skuadrën Pro Gjakova me rezultat 104:18. Në një takim që u mbizotërua plotësisht, vajzat prizrenase shënuan 104 pikë, përballë 18 pikëve të cilat mezi i arritën udhëtueset nga Gjakova. Në këtë përballje u veçua dyshja:

Bora Mullaabazi dhe Albulena Dakaj që, krahas shumë asistimve dhe kërcimeve, realizuan edhe nga 22 pikë. Mirëpo, në këtë ballafaqim trajneri Rushiti u dha rast të dëshmohen të gjitha lojtaret dhe pothuaj të gjitha edhe shënuan pikë.

Ndërkaq, tek gjakovaret u dallua Xhesika Berisha me 8 pikë të shënuara. Kjo skuadër me pesë fitore radhazi ka grumbulluar 10 pikë, kryeson renditjen tabelore dhe po dëshmohet shumë superiore përballë sukadrave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat