Ponte Prizreni mposht Trepçën

Basketboll

Ponte Prizreni mposht Trepçën

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Ponte Prizreni mposht Trepçën

Ponte Prizreni shënoi fitore të vlefshme, duke mundur Trepçën me shifrat 85:75 (19:23, 19:14, 25:20, 22:18), në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Prince Caffe Superligës.

Në fakt ndeshjen më mirë e nisën vendasit, duke qenë në epërsi të lehtë, por te rezultati 17:13, mysafirët hyn në një seri të suksesshme prej 2:10, duke e fituar çerekun e parë 19:23. Megjithatë, prizrenasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe rikthehen në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë, ndërsa kishte një rënie të mitrovicasve dhe pjesa e parë përfundoi 38:37.

Edhe perioda e tretë ishte interesante, por kësaj radhe ishte radha e vendasve që me një seri prej 11:2, përmbysën rezultatin që pas 30 minutash në semafor ishte 63:57. Edhe në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit zhvilluan lojë të mirë dhe nuk lejuan përmbysjen e mysafirëve, duke bërë që të triumfojnë 85:75.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 38 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e pesë humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat