Curry udhëheq kampionët te fitorja

Basketboll

Curry udhëheq kampionët te fitorja

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Curry udhëheq kampionët te fitorja

Boston nuk lëshon kreun e renditjes provizore në NBA, duke fituar sot 122-104 ndaj Atlanta. Tatum me 30 pikë e Brown me 25 bënë diferencën në fushë për Celtics. Zhgënjen sërish ekipi i Brooklyn, që u mund 128-117 nga Indiana, duke rrezikuar zonën play off. Durant realizoi 36 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Indiana të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (4 lojtarë mbi 20 pikë).

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 105-94 San Antonio jashtë fushe. Davis me 25 pikë e 21 rebound e James me 21 pikë ishin më të mirët në fushë për Lakers. Fitojnë edhe kampionët e Golden State, që falë 33 pikëve të Stpehen Curry mundën 129-118 rivalët e Utah Jazz.

Antetokounmpo ishte protagonist në fitoren 117-102 që ekipi i Milwaukee arriti ndaj Cleveland, duke realizuar 38 pikë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që mundi 108-102 Detroit (Ayton 28 pikë e 21 rebound), ndërsa Denver mposhti 114-104 Clippers, në një ndeshje ku u dallua Gordon me 29 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Minnesota, 110-108

Orlando – Philadelphia, 99-107

New York – Portland, 129-132

Boston – Sacramento, 122-104

Houston – Atlanta, 128-122

Indiana – Brooklyn, 128-117

Memphis – New Orleans, 132-111

Miami – Washington, 110-107

Milwaukee – Cleveland, 117-102

Oklahoma – Chicago, 123-119

San Antonio – Lakers, 94-105

Phoenix – Detroit, 108-102

Golden State – Utah Jazz, 129-118

Clippers – Denver, 104-114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat