Dramë në Minatori, Purvis hero i Pejës

Basketboll

Dramë në Minatori, Purvis hero i Pejës

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:03
Dramë në Minatori, Purvis hero i Pejës

Peja ka fituar derbin e javës së 12-të, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 68:71 (18:22, 11:17, 14:15, 25:17).

Ndeshja në Mitrovicë ishte interesante, ku pejanët kishin epërsi deri në 15 pikë, por më pas u rikthyen mitrovicasit, megjithatë hero ishte Rodney Purvis me tre pikësh në sekondat e fundit.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:9 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 18:22. Në periudhën e dytë rikthehen vendasit, që ngushtuan shifrat dhe kaluan në epërsi 26:25, por më pas verdhezinjtë sërish u shkëputën për të shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi 29:39.

Në periodën e tretë në periodën e tretë, epërsia e mysafirëve shkoi deri në 15 pikë, 34:49, por mitrovicasit ngushtuan paksa epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:54.

Në dhjetë minutat e fundit ndodhi drama, ku ‘Xehetarët’ u rikthyen dhe kaluan në epërsi 64:62, afër katër minuta nga fundi dhe ndeshja deri në fund ishte e baraspeshuar, ndërsa hero u bë ish-basketbollisti i Trepçës, tani i Pejës, Rodney Purvis, i cili në sekondat e fundit shënoi për 68:71.

Te Trepça u dalluan Ken Brown me 21 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 22 pikë e 16 kërcime, kurse Purvis e ndihmoi me 14 pikë.

Mitrovicasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët nëntë fitore e dy humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat