Shpalosen detajet për Superkupë

Basketboll

Shpalosen detajet për Superkupë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Shpalosen detajet për Superkupë

Nga 7 deri më 11 dhjetor do të mbahet Superkupa e Kosovës në Prishtinë, ku pjesëmarrëse janë tetë klubet e elitës së basketbollit.

Lidhur me këtë ngjarje është organizuar konferencë për media, organizatorët kanë premtuar se do të bëjnë çmos që të shkojë sipas planit dhe të jetë madhështor, ashtu siç e meriton kjo garë.

Në konferencën për media kanë folur kryetari i Klubit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, Drejtori i Departamentit të Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe Luan Maloku, kryetar i Këshillit Organizativ të Superkupës.

Të gjithë janë shprehur njëzëri se do bëjnë çmos që ky organizim të jetë sa më spektakolar, ashtu si e meriton basketbolli. Në konferencë është prezantuar logo e Superkupës dhe përballjet e kësaj gare.

Çiftet e Superkupës janë:

E mërkurë (Grupi A-D)

16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

E enjte (Grupi B-C)

17:00 Çerekfinale 3: Trepça - Rahoveci

20:30 Çerekfinale 4: Peja - Bashkimi

E premte

17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A - GRUPI D)

20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B - GRUPI C)

E diel

17:00 FINALJA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat