Peja vazhdon serinë pozitive

Basketboll

Peja vazhdon serinë pozitive

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 20:00
Peja

Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur kësaj radhe Bashkimin me rezultat 71:66 (22:16, 18:16, 17:14, 14:20), në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë.

Për verdhezinjtë ishte fitorja e dhjetë, ndërsa kanë edhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 12:1, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi edhe pse me kalimin u zvogëlua paksa, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:16.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe shpejt u rikthyen, duke ngushtuar shifrat në 26:24, kurse në fund të periudhës së dytë mysafirët sërish u shkëputën, duke shkuar në pushim me shifrat 40:32.

Lojë interesante ishte edhe në periodën e tretë, me vendasit që shkëputeshin në epërsi e mysafirët që afruan shifrat në 49:46, por verdhezinjtë në fund të kësaj pjese ishin më të mirë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:46.

Portokallezinjtë sërish u rikthyen në dhjetë e minutat e fundit, ku barazuan shifrat në 60:60 dhe lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, ku pejanët ishin më të vëmendshëm dhe fituan 71:66.

Te Peja më të mirët ishin Brad Waldow me dhjetë pikë e 11 kërcime dhe Arti Hajdari me 15 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat