Junior 06 Moni Bau kampion vjeshtor

Basketboll

Junior 06 Moni Bau kampion vjeshtor

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:26
Junior 06 Moni Bau kampion vjeshtor

Basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bai janë dukshëm më të dalluara në Ligën e vajzave për U-14. Ato pas 6 xhirove nuk dinë për humbje.

Së fundi shënuan fitore bindëse në Gjakovë, duke i deklasuar vendëset me rezultat 64:18.

Kësisoj gocat juniore të trajnerit Ramush Rushiti e përmbyllën pjesën e parë të edicionit të sivjetmë si kampione vjeshtore me bilanc të qindpërqindtë të sukseseve: 6 ndeshje - gjashtë fitore.

Në rrugë të këtij suksesi janë edhe pionierët e KB junior 06, të cilët pritet që javën e ardhshme të shpallen kampionë. “Pa dyshim, puna, diasplina, angazhimi dhe partnerët tanë besnikë janë komponentët kryesorë për këtë sukses tonin.

I falënderoj të gjithë dhe ua uroj këtë sukseses të përbashkët”, ka thënë kryetrajneri dhe drejruesi i KB “Junior 06 Moni Bau”, Ramush Rushiti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat