Partizani mposht Prishtinën

Basketboll

Partizani mposht Prishtinën

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
Partizani mposht Prishtinën

Partizani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Prishtinën në kryeqytetin e Kosovës me shifrat 60:62 (21:12, 21:16, 6:16, 12:18), kurse prishtinaset kanë një fitore dhe dy humbje.

Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 10:2 dhe gjatë gjithë çereku të parë ishin në epërsi, duke e fituar 21:12.

Vendaset vazhduan me lojë të mirë, duke arritur epërsinë më të lartë, 19 pikë, 37:18, kurse vashat nga Tirana arritën paksa të ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me shifrat 42:28.

Rikthimi filloi nga fillimi i pjesës së dytë, ku Partizani u rikthye furishëm dhe dalëngadalë ngushtoi rezultatin deri në dy pikë, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 48:44. Deri në fund u zhvillua lojë mjaft interesante dhe fituesi është vendosur në sekondat e fundit, me Partizanin që triumfoi 60:62.

Te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Ornela Lalaj me 14 pikë e 15 kërcime dhe Hanna Brych me 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Antoinetta Bannister me 15 pikë e pesë kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat