Kampionët humbasin në sekondën e fundit

Basketboll

Kampionët humbasin në sekondën e fundit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:02
Kampionët humbasin në sekondën e fundit

Nuk pati histori në ndeshjen ku Boston fitoi 125-98 ndaj Phoenix, sfida që vuri përballë dy skuadrat që udhëheqin Konferencat përkatëse.

Skuadra e Celtics e dominoi takimin, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë në NBA. Tatum e Brown, me nga 25 pikë secili, bënë diferencën në parket për Boston, ndërkohë që 48 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Humbet në sekondën e fundit ekipi kampion i Golden State, që u mund 124-123 nga Utah Jazz.

Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors nuk mjaftuan 36 pikët e Poole. Për Jazz, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë që kolektiviteti të triumfojë.

Humbet edhe skuadra e Lakers, që u mund 126-113 nga Toronto, sfidë ku për miqtë munguan të gjithë titullarët.

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Clippers, 116-111

Brooklyn – Charlotte, 122-116

New York – Atlanta, 113-89

Toronto – Lakers, 126-113

Chicago – Washington, 115-111

Memphis – Oklahoma, 123-102

Milwaukee – Sacramento, 126-113

Minnesota – Indiana, 121-115

New Orleans – Detroit, 104-98

Utah Jazz – Golden State, 124-123

Phoenix – Boston, 98-125

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat