Superkupa e Kosovës vjen sonte me sfidat e gjysmëfinales

Basketboll

Superkupa e Kosovës vjen sonte me sfidat e gjysmëfinales

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Superkupa e Kosovës vjen sonte me sfidat e gjysmëfinales

Superkupa e Kosovës në basketboll, vjen sonte me sfidat e gjysmëfinales.

Gjysmëfinalja e parë luhet mes Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtinës, ndeshje kjo që pritet të jetë dramatike.

Ndërkaq, në gjysmëfinalen e dytë, do të përballen Trepça dhe Bashkimi, një tjetër duel joshëse.

Finalja e Superkupës do të luhet të dielën prej orës 17:00.

Ky eveniment i basketbollit po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat