Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA

Basketboll

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA

Fitorja e katërt radhazi e skuadrës së Boston, që mundi 116-110 Clippers, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Brown e Tatum, me nga 29 pikë secili, ishin dy më të mirët në fushë.

Fiton edhe Charlotte, që mposhti 121-113 Oklahoma, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bobcats realizuan mbi 10 pikë (Ball me 27 pikë më i miri).

Tjetër ndeshje magjike e Luka Doncic, që realizoi një “triple double” në fitoren 129-114 të Dallas ndaj Houston. Slloveni realizoi 35 pikë, 12 rebound e 13 asist. San Antonio, falë 30 pikëve të Johnson, mundi 122-115 New York, ndërsa Memphis mposhti 119-106 Toronto jashtë fushe, ndeshje ku diferencën e bëri Brooks, auto i 25 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Oklahoma, 121-113

Indiana – Cleveland, 135-126

Boston – Clippers, 116-110

Toronto – Memphis, 106-119

San Antonio – New York, 122-115

Dallas – Houston, 129-114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat