Fitorja e vitit: Kosova mundi Kroacinë

Basketboll

Fitorja e vitit: Kosova mundi Kroacinë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:53
Fitorja e vitit: Kosova mundi Kroacinë

Gjatë verës së vitit 2022, Kosova A dhe Përfaqësuesja e reja në të dyja konkurrencat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Por, fitorja më e ëmbël dhe sensacionale ishte ajo e vashave U20 ndaj Kroacisë.

Dardanet triumfuan 63:60 në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që u zhvillua në Shkup.

Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesante, ku fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit.

Pasi dardanet rezistuan për 30 minuta, në atë të fundit, shtrënguan dhëmbët dhe luftuan për çdo top, kurse në momentet vendimtare ishin më të vëmendshme, duke shënuar fitore 63:60 dhe sigurisht njërën nga më të mëdhatë për vashat e Kosovës U20 në histori.

Te Kosova u dallua Astera Tuhina me 28 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Në fund, Kosova u rendit në vendin e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat