Fitorja e 11-të radhazi për kampionët

Basketboll

Fitorja e 11-të radhazi për kampionët

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:04
Fitorja e 11-të radhazi për kampionët

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbi, duke mundur Pejën në udhëtim me shifrat 75:84 (9:19, 19:23, 19:23, 28:19), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Për kampionët ishte fitorja e 11-të radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim, kurse pejanët kanë 12 fitore e katër humbje.

Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas therandasit filluan shkëputjen, duke e fituar çerekun e parë me dhjetë pikë dallim, 9:19. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë, duke e kontrolluar atë dhe duke ngritur epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 28:42.

Perioda e tretë ishte identike me atë të dytë, ku kampionët menaxhuan epërsinë e krijuan dhe për më tepër e shtuan atë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:65. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli nuk lejoi që fitorja t’i rrezikohej dhe kështu ndodhi, duke triumfuar në fund 75:84.

Te Peja u dalluan Isiah Umiping me 21 pikë e katër kërcime dhe Khaliq Spicer me 14 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Rashun Davis me 24 pikë e shtatë asistime, Demetris Morant me 14 pikë e katër kërcime dhe Chris Harris me 12 pikë e tetë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat