Boston ekipi lider në NBA

Basketboll

Boston ekipi lider në NBA

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:07
James

Boston vijon të mbetet skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon, duke korrur sot fitoren nr.33. Skuadra e Celtics fitoi 130-118 në fushën e Charlotte, ndeshje ku shkëlqeu Jayson Tatum, autor i 51 pikëve. Fiton edhe Milwaukee, që falë 35 pikëve të Holiday, mundi 132-119 Indiana.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mposhti 140-132 Houston në një ndeshje spektakolare. LeBron James në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 48 pikë për Lakers.

Kampionët e Golden State mundën 127-118 Washington jashtë fushe, ndeshje ku vendimtar ishin Curry me 41 pikë e Poole me 32 pikë.

Toronto mundi 123-121 New York pas kohës shtesë, me VanVleet që realizoi 33 pikë për kanadezët. Në sekondën e fundit fiton ekipi i Utah Jazz, që mundi 126-125 Minnesota, ndeshje ku 7 lojartë të Jazz realizuan mbi 10 pikë. Memphis i bashkohet Denver në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores 136-106 ndaj Phoenix (Ja Morant 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Boston, 118-130

Milwaukee – Indiana, 132-119

Cleveland – New Orleans, 113-103

New York – Toronto, 121-123

Washington – Golden State, 118-127

Atlanta – Miami, 121-113

Minnesota – Utah Jazz, 125-126

Memphis – Phoenix, 136-106

Lakers – Houston, 140-132

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat