Mgbeike me dyshifror të trefishtë, shpallet MVP e javës

Basketboll

Mgbeike me dyshifror të trefishtë, shpallet MVP e javës

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:44
Mgbeike

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e gjashtë e Ligës Unike te Femrat.

Prishtina fitoi në derbin mes kryeqyteteve, duke mundur Tiranën, ku si zakonisht basketbollistja më e dalluar ishte Sarah Mgbeike me dyshifror të trefishtë.

Ajo realizoi 21 pikë, 15 kërcime dhe dhjetë asistime, duke qenë njëra nga lojtaret më të mira të kësaj lige. Mgbeike kishte indeksin 40, apo dukshëm më të lartë në këtë xhiro.

Top 5

Sarah Mgbeike (Prishtina) 21 pikë, 15 kërcime, 10 asistime

Agnesa Rrahmani (Prishtina) 29 kërcime, 3 kërcime, 1 asistim

Arbnore Përquku (Bashkimi) 16 pikë, 6 kërcime, 14 asistime

Dasiva Evans (Bashkimi) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime

Ornela Lalaj (Partizani) 19 pikë, 12 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat