Lakers nuk fiton dot pa yjet

Basketboll

Lakers nuk fiton dot pa yjet

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:53
Lakers nuk fiton dot pa yjet

Fitorja e dytë radhazi për Brooklyn që synon të kapë majat në Lindje.

Ekipi i Nets mposhti 12-104 rivalët e Lakers, që luajtën pa LeBron e Davis. Për Brooklyn u dallua Irving me 26 pikë. Befason Orlando, që falë 29 pikëve të Banchero mundi 119-109 Philadelphia jashtë fushe (Embiid 30 pikë e 11 rebound).

Fiton edhe ekipi kampion i Golden State, që mundi 128-120 Oklahoma. Stephen Curry lider në fushë për Warriors, autor i 38 pikëve e 12 asist, mbështetur nga Klay Thompson me 28 pikë. Pas kohës shtesë fiton Sacramento (Fox 32 pikë), që mundi 118-111 Minnesota (Edwards 33 pikë).

Ndeshje magjike e Luka Doncic, që realizoi 53 pikë në fitoren e Dallas, 111-105 ndaj Detroit. Triumfon edhe Phoenix, që mundi 114-106 kanadezët e Toronto, me Bridges protagonist, autor i 29 pikëve. Ndërsa Washington fitoi 127-106 ndaj San Antonio, ndeshje ku diferencën në fushë Avdija me 25 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Orlando, 109-119

Brooklyn – Lakers, 121-104

Minnesota – Sacramento, 111-118

Oklahoma – Golden State, 120-128

San Antonio – Washington, 106-127

Dallas – Detroit, 111-105

Phoenix – Toronto, 114-106

Portland – Atlanta, 129-125

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat