KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.
Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Wes Washpun.
Ai është 29-vjeç dhe i gjatë 185 centimetra.
Washpun së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga elita e basketbollit meksikan, Ostioneros de Guaymas, ku luajti me mesatare prej 14 pikëve, 3 kërcimeve dhe katër asistimeve për ndeshje.