Teuta me ritëm kampioni

Basketboll

Teuta me ritëm kampioni

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:22
Teuta me ritëm kampioni

Është mbyllur java e 11-të e Superligës në basketboll për meshkuj.

Skuadra e Teutës ruan kreun e renditjes pas fitores 92-84 arritur ndaj Kamza Basket, ndeshje e luajtur në Durrës.

Ndeshje e dominuar nga durrsakët, që u shkëputën ndjeshëm në tri periodat e para dhe më pas administruan avantazhin.

Për Teutën, Sullivan me 30 pikë e 12 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Fitore të rëndësishme korri edhe Besëlidhja, që mundi 81-72 Tiranën, duke ndjekur ritmin e durrsakëve.

Ndonëse bardheblutë e nisën më mirë ndeshjen, lezhjanët rikuperuan, por fitorja u vendos në fundin e takimit.

Jordan mer 26 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen

. Në Shkodër, skuadra e Apolonisë fitoi 94-84 ndaj Vllaznisë, që gjithnjë e më shumë po shkon drejt rënies nga kategoria.

Falë këtij suksesi, fierakët synojnë play off-in.

Superliga-Meshkuj, java e 11-të

Teuta – Kamza Basket, 92-84

Vllaznia – Apolonia, 84-94

Besëlidhja – Tirana, 81-72

Renditja: Teuta 20 pikë, Besëlidhja 19 pikë, Kamza Basket 16 pikë, Tirana 16 pikë, Apolonia 16 pikë, Vllaznia 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat