Olympiacos rimerr kreun e Euroleagues

Basketboll

Olympiacos rimerr kreun e Euroleagues

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:05
Pamje nga ndeshja Olympiacos – Bayern

Është mbyllur raundi i 29-të i sezonit të rregullt të Euroleague, ku po zhvillohet një betejë e fortë për një vend në play off, ku shkojnë tetë skuadrat e para.

Në krye të renditjes rikthehet ekipi grek i Olympiacos, që mposhti 1032-74 Bayern Mynih.

Një shkallë më poshtë janë Real Madrid e Barcelona, me fatë të ndryshme këtë javë. Madrilenët (me një ndeshje më pak) fituan 95-91 ndaj Valencia Basket në derbin spanjoll, ndërsa katalanasit u mundën 81-73 në Turqi nga Fenerbahce.

Një fitore kjo që mban turqit në zonën play off, bashkë me Monaco, Baskonia Gasteiz e Maccabi Tel Aviv. Këto janë ekipet që momentalisht ndodhen në tetë vendet e para, por gara vijon të jetë e hapur.

Euroleague – Raundi i 28-të

Alba Berlin – Virtus Bolonja, 74-96

Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 85-67

Olympiacos – Bayern Mynih, 102-74

Armani Milano – Partizan Beograd, 76-62

Real Madrid – Valencia Basket, 95-91

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 64-86

Fenerbahce – Barcelona, 81-73

Panathinaikos – Crvena Zvezda, 75-66

Baskonia Gasteiz – Monaco, 93-102

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat