Denveri në krizë të madhe

Basketboll

Denveri në krizë të madhe

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:31
Pamje nga ndeshja Toronto – Denver

Skuadra e Milloukit konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 116-104 në fushën e Feniksit, dy ekipe pretendente për titull këtë sezon në NBA. Antetokounmpo me 36 pikë e 11 kërcime ishte më i miri në fushë për Milluokin, ndërsa 30 pikët e Bukerit për Feniks Sans mbetën për statistikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Los Anxhelos Lejkersit, që mundi 123-108 Nju Orlinsin, ndeshje ku shkëlqeu Entoni Dejvis, autor i 35 pikë e 17 kërcimeve. Mirë u paraqit edhe Bizli me 24 pikë, ndërkohë që vijon të mungojë LeBron Xhejms, i dëmtuar.

Humbja e katërt radhazi për Denverin, skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit. Së fundit, u mund 125-110 nga Toronto. Jokiç realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë.

Fiton edhe Klivlendi, që falë 26 pikëve të Moblit, mundi 120-104 Sharlotin.

NBA – Rezultatet

Charlotte – Cleveland, 104-120

Washington – Detroit, 117-97

Toronto – Denver, 125-110

New Orleans – Lakers, 108-123

Oklahoma – Brooklyn, 121-107

San Antonio – Orlando, 132-114

Phoenix – Milwaukee, 104-116

Portland – New York, 107-123

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat