Lakers mposhten në shtëpi

Basketboll

Lakers mposhten në shtëpi

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:08
Pamje nga ndeshja Los Lakers - Dallas Mavericks.

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Crypto.com Arena të Los Angelesit mes Lakers dhe Dallas Mavericks.

Ka qenë një duel që u vendos në sekondën e fundit të ndeshjes, me Mavericks që kanë triumfuar me rezultat minimal 110:111.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin epërsinë herë pas here, por në fund një tre pikësh nga Kleber i dha fitoren Mavericks.

Kyrie Irving ka qenë më meritori për fitoren e Dallas, pasi e mbylli takimin me 38 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Me pikë dyshifrore te Mavericks e mbylli ndeshjen edhe Tim Hardaway dhe Chris Wood që shtuan nga 12 sosh.

Te vendasit më efikasi ishte Anthnoy Davis me 26 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat