Bashkimi dhe Prishtina shënjonë fitoret e para në Play Off

Basketboll

Bashkimi dhe Prishtina shënjonë fitoret e para në Play Off

Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:49
Pamje nga ndeshja Prishtina - Penza

Prishtina ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Penzës me rezultat 100:57 (28:15, 25:14, 26:13, 21:15).

Vajzat prishtinase kanë arritur fitoren e parë në ndeshjet e Play Off-it me diferencë plus 43 pikë.

Prishtina krijoi epërsi qysh në pjesën e parë, duke treguar një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

53:29 ishin shifrat pas pjesës së parë, ndërsa vendaset vazhduan me lojë bindëse edhe në pjesën e dytë, ku triumfuan bindshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit.

Në anën tjetër edhe Bashkimi ka arritur fitore ndaj Trepçës me rezultat 75:53 (22:14, 24:13, 15:13, 14:13).

Vajzat të cilat nuk kanë asnjë humbje këtë edicion, dominuan plotësisht në fushë duke e fituar çdo çerek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat