Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Basketboll

Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:33
Pamje nga Kuvendi i FBK-së

Është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 40 gjithsej sa numëron Kuvendi. Më pas është miratuar Rendi i Ditës, ku nuk kishte kundërshtime.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për të gjitha pikat e rendit të ditës, e që ishin: Raporti i Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raporti i Auditimit për vitin 2022, Draft Plani i Veprimit 2023, Draft Plani Financiar 2023, Draft Plani i Marketingut 2023 dhe të ndryshme.

Fetahu ka folur për punën që është bërë gjatë vitit që lamë pas, si dhe sfidat që na presin gjatë vitit 2023.

I pari i basketbollit të Kosovës ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve për projektet për zhvillimin e basketbollit të Kosovës.

Kuvendi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në fund si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, është emëruar Dren Zatriqi, duke zëvendësuar Artan Spahijën, me kërkesën e këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat