Grumbullimi i parë për garat evropiane

Basketboll

Grumbullimi i parë për garat evropiane

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:07
Kosova U20

Të shtunën Kosova U20 te femrat ka mbajtur grumbullimin e parë për garat evropiane, ndërsa vashat e Kosovës ju kanë bashkuar kampanjës “Her World, Her Rules” (Bota e Saj, Rregullat e Saj” në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program).

Ky program ka për synim masivizimin e basketbollit te femrat dhe mbështetjen për basketbollin femëror, ndërsa 23 lojtare dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës kanë përkrahur dhe ju kanë bashkangjitur kësaj kampanje.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e pesë vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat