Peja vazhdon me fitore

Basketboll

Peja vazhdon me fitore

Më: 26 mars 2023 Në ora: 22:29
Pamje nga një ndeshje në Pejë

Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke mundur kësaj radhe, Bashkimin me rezultat 95:79 (33:14, 14:25, 25:25, 23:15), sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën furishëm çerekun e parë duke ngritur epërsinë dhe e fituan bindshëm këtë pjesë 33:14.

Por, prizrenasit u rikthyen në periudhën e dytë për të ngushtuar shifrat në 47:39, sa përfundoi pjesa e parë e kësaj përballje.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku ngushtuan rezultatin edhe më shumë, në 50:47, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa në fund pejanët shkëputen sërish për 72:64.

Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit tentuan rikthimin, por Peja nuk lejoi një gjë të tillë dhe triumfoi 95:79.

Te verdhezinjtë u dallua Jalen Tate me 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa te Portokallezinjtë u dalluan Daniel Lekndreaj me 15 pikë e 12 kërcime dhe Fisnik Rugova me 22 pikë e 13 kërcime.

Peja ka 20 fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi 11 fitore e 15 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat