Flamurtari komandon kampionatin

Basketboll

Flamurtari komandon kampionatin

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:22
Pamje nga një ndeshje

Është luajtur java e 18-të e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra, që ka përcaktuar edhe 4 ekipet më të mira, që avancojnë në fazën play off.

Flamurtari e mbylli renditjen në vendin e parë, i shkëputur nga ndjekësit dhe shkon në play off bashkë me Tiranën, Partizanin e Vllazninë.

Në ndeshjen e sotme, Flamurtari kampion mposhti pa shumë probleme Studentin në Vlorë me rezultation 86-46. Ndeshje e dominuar nga vajzat vlonjate, ku u dallua Omerbasic me 22 pikë e 15 rebound.

Fitore të thellë arriti edhe Partizani, që në fushën e tij mundi 100-25 Barleti Basket, rezultat që flet qartë për diferencat në fushë mes dy skuadrave. Edwards dhe Franklin ishin dy shënueset më të mira për Partizanin, me nga 20 pikë secila.

Vllaznia, falë 29 pikëve të Rreshopja, mposhti 84-54 Elbasanin, ndeshje e luajtur në Shkodër. Ekipi vendës e dominoi gjatë gjithë kohës takimin, duke konsoliduar vendin e katërt, që e dërgon në play off.

Kategoria e Parë-Femra, java e 18-të

Flamurtari – Studenti, 86-46

Partizani – Barleti Basket, 100-25

Vllaznia – Elbasani, 84-54

Tirana (pushim)

Renditja: Flamurtari 30 pikë, Tirana 28 pikë, Partizani 27 pikë, Vllaznia 23 pikë, Studenti 21 pikë, Barleti Basket 17 pikë, Elbasani 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat