Sezoni i rekordeve në NBA

Basketboll

Sezoni i rekordeve në NBA

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:11
LeBron James

Sezoni i rregullt 2022-2023 në NBA ka vendosur rekordin e tifozëve në stadiume.

Në total, përgjatë gjithë sezonit, janë regjistruar 22.234.502 tifozë. Ky është një rekord për NBA, me një mesatare prej 18.077 spektatorësh për ndeshje.

Në total, në 791 ndeshje janë shitur të gjitha biletat (sold out), një tjetër rekord që vendosi sezoni i rregullt. Stadiumet kanë patur mesatarisht 97% të tifozëve, çka tregon për interesin e madh që kanë tifozët për basketbollin në Amerikë.

Këtë sezon, LeBron James vendosi rekordin e pikëve të shënuara në NBA, duke kaluar legjendën Karim Abdul-Jabbar. Ky është sezoni i parë që dy lojtarë realizojnë mbi 70 pikë (Damian Lillard dhe Donovan Mitchell realizuan secili nga 71 pikë).

Gjithashtu, këtë sezon të rregullt është regjistruar edhe përqindja më e mirë e realizimit nga vija e gjuajtjeve të lira: 78.2%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat