Apolonia mbijeton në Superligë

Basketboll

Apolonia mbijeton në Superligë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet “play out” në basketboll për meshkuj kanë përcaktuar se cilat ekipe do të luajnë në Superligë sezonin e ardhshëm.

Apolonia siguroi mbijetesën mes ekipeve më të mira pas fitores 85-80 ndaj Partizanit, duke fituar 2-1 me ndeshje ndaj kryeqytetasve.

Sfida e fundit luajtur në Vlorë ishte mjaft e ekuilibruar, vendosur në fundin e saj në favor të basketbollistëve fierakë. Whitfield me 29 pikë e Shkurti me 24 ishin dy shënuesit më të mirë për Apoloninë, ndërsa 23 pikët e Prowell për kryeqytetasit mbetën për statistikë.

Kështu, skuadra e Partizanit do të vijojë të luajë në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm.

Bashkë me të “kuqtë” do të jetë edhe Vllaznia, që u rendit e fundit në Superligë këtë vit dhe ra nga kategoria, duke i lënë vendin Flamurtarit, që do të luajë mes më të mirëve.

Play out-Meshkuj

Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-75

Nd.2, Partizani – Flamurtari, 78-85

Nd.3, Flamurtari – Partizani, 85-80

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat