​Ky është numri i biletave të shitura për ndeshjen Trepça-Peja

Basketboll

​Ky është numri i biletave të shitura për ndeshjen Trepça-Peja

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sonte do të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare ne play-off-it në basketbollin kosovar ku do të ballafaqohen Trepça-Peja.

Në katër ndeshjet e para, këto dy skuadra kanë barazuar 2-2 në seri dhe sonte pritet një sfidë e zjarrtë dhe spektakolare në Mitorvicë pas së cilës edhe do të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll për edicionin garues 2022/23.

Duke ditur se në palestër lejohet vetëm prania e tifozëve vendas, interesimi i mitrovicasve për të mbështetur skuadrën e tyre është jashtëzakonisht i madh. KosovaPress mëson se tashmë janë shitur 1800 bileta për tifozët që do të jenë të ulur në tribina, ndërsa do të jenë edhe mbi 500 të tjerë që do të jenë në podiumin e palestrës.

Ndeshja do të nis nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat