Ngjan edhe kjo, ndërpritet ndeshja e basketbollit 

Basketboll

Ngjan edhe kjo, ndërpritet ndeshja e basketbollit 

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 00:17
Basketbollistët malazezë

Basketbollistët malazezë shkaktuan tensione në Lojërat Evropiane për shtetet e vogla në basketboll. 

Përzgjedhja e Malit të Zi ka qenë duke humbë me rezultat 84:80 nga Malta, dhe ndeshja u ndërpre 10 sekonda para përfundimit.

Arsyeja ishte se pas tensioneve të mëdha në fushë dhe nga pakënaqësitë e “të kuqve” me vendimet e arbitrit. 

“Basketbollistet e Maltës patën mbështetje të madhe nga tribuna, ndihmë nga arbitrat dhe mundën ekipin malazez. 

60 sekondat e fundit u takuan gjyqtarëve që ‘gjykuan’ ndeshjen, në rezultatin 82:80, kur kishin mbetur 14 sekonda, i dhanë gabim teknik Nenad Vukoviqit.

Nga konflikti verbal, i cili nisi në çerekun e fundit, 10 sekonda të mbetura nuk përfunduan”, shkruan mes të tjera media malazeze “Pobjeda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat