Denver Nuggets, një fitore larg historisë

Basketboll

Denver Nuggets, një fitore larg historisë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Denver Nuggets është shumë afër triumfit në NBA për këtë edicion.

Skuadra e drejtuar nga Mike Malone e ka fituar edhe ndeshjen e katërt finale ndaj Miami Heat.

Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 95:108.

Aaron Gordon me 27 pikë dhe Nikola Jokic me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Denverit.

Te Miami u dallua Jimmy Butler me 25 pikë.

Kujtojmë se kampion në NBA shpallet skuadra që arrin katër fitore. Denver Nuggets po udhëheq 3:1 në serinë finale.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 13 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat