Skuadra e Flamurtarit është shpallur fituese e Kupës së Federatës në basketboll për femra.
Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës, skuadra vlonjate mundi 72-70 Partizanin.
Një finale e dueluar deri në fund, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren.
Fundi i sfidës ishte mjaft emocionues e dramatik, por në fund triumfoi Flamurtari kampion, që rrëmbeu edhe trofeun e parë sezonal.
Ndeshja e të dyja ekipeve është me hope (20-13, 15-16, 10-23, 27-18), me Flamurtarin që arrin të fitojë pasi përmbys një disavantazh prej 8 pikësh në fund të periodës së tretë.
Trinity me 20 pikë e Henderson me 16 pikë e 10 rebound ishin dy lojtaret më të mira të ekipit të trajneres Hasanaj. Për Partizanin u dallua Omerbasic me 16 pikë e 13 rebound, por që s’mjaftuan.
Gjysmëfinale, femra
Partizani – Tirana, 71-68
Flamurtari – Teuta, 56-46
Finale, femra
Partizani – Flamurtari, 70-72