Golden State harron të fitojë

Basketboll

Golden State harron të fitojë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja

Milwaukee mposhti 132-125 Dallas, në një sfidë të fortë dhe të ekuilibruar deri në fund mes dy skuadrave. Ndeshje e shkëlqyer e Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 15 rebound. Për miqtë, Irving realizoi 39 pikë e Doncic 35, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Humbja e gjashtë radhazi për Golden State erdhi sot pas kohës shtesë, pasi u mund 130-123 nga Oklahoma. Shai me 40 pikë ishte më i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Wiggins për Warriors. Fiton edhe Chicago, që mundi 102-97 ndaj Miami pas një sfide të fortë, ku të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë.

Skuadra e Memphis, falë 53 pikëve të dyshes Jackson-Bane, mundi 120-108 San Antonio, ndërsa New York mundi 122-108 Charlotte, ndeshje ku u dallua Brunson, autor i 32 pikëve. Fitore në sekondat e fundit për Minnesota, që mundi 121-120 New Orleans, ndeshje ku diferencën e bëri Towns, autor i 29 pikëve.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 108-122

New Orleans – Minnesota, 120-121

Chicago – Miami, 102-97

Milwaukee – Dallas, 132-125

San Antonio – Memphis, 108-120

Golden State – Oklahoma, 123-130

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat