Marre, nuk e meritoi këtë Kosova!

Basketboll

Marre, nuk e meritoi këtë Kosova!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Christos Marmarinos

Ke ardhur e ka ngrënë bukë në Kosovë. 

Christos Marmarinos, sa ishe selektor i kombëtares së Kosovës në basketboll, thoshe është nder të përfaqësosh Kosovën!

Sepse paraja ka qenë e ëmbël, pasi të shkarkuan si selektori më i dështuar, tani paske dalë me fyer një popull! 

"Shkon në një vend shumë të prapambetur për nga sporti, nuk ka infrastrukture aq të mirë, edhe mendimi dhe kultura që kanë për basketbollin është shumë e prapambetur dhe thua që do shkosh në një vend të tillë me kusht që të ndihmosh zhvillimin e sportit dhe t’u japësh njerëzve një shans atje nëse shohin diçka ndryshe", kështu ka thënë ish selektori.

Kosova ka kulturë sportit dhe njihen kudo në botë.

Tash na paske dalë i mençur shumë dhe bukë përmbysur!

E ke përmendur Olympiakosin dhe e dijmë të gjithë që ky klub ka vëllazëri me Cërvena Zvezdën e Beogradit.

Mirë që e ke hequr maskën dhe e ke treguar fytyrën e vërtetë!

Kosova ta shpall person non grada Christos Marmarinos! 

Notë proteste duhet të dërgohet në FIBA dhe të paditet ky shpifës, ky gënjeshtar sepse ka fyer një popull. 
Marre të koftë sepse e ke fyer një popull! 

Sepse popull i Kosovës është rritur me sport dhe në ADN e ka sportin! 

Populli i Kosovës është me zemër të madhe dhe mikpritës! 

"“Po flasim për gjëra që kanë ndodhur në Greqi që në vitet 70. Në fakt, ishte një lojtar që një kolegu im i tha për Michael Jordan dhe ai u përgjigj: “I vetmi Michael që njoh është Michael Jackson”", kështu ka thënë ish selektori.

Populli i Kosovës ka jetuar me sport, edhe më mirë se ju i njeh legjendat e basketbollit Michael Jordanin, Shaquille O'Nealin, Arvydas Sabonisin, kroatin Drazhen Petroviqin, Kobe Bryantin, Scottie Pippenin etj.

Populli i Kosovës ka jetuar dhe jeton me legjendat jo vetëm të basketbollit botëror por edhe të futbollit, siç janë Pele, Diego Armando Maradona, Franz Beckenbauerin, Ruud Gullit, Johan Cruyffn, Marco van Basten, Raul, Hugo Sánchezin, Gabriel Batistutan, Franco Baresin, portierin e famshëm kolumbian, Rene Higuita apo në Formula 1 me Ayrton Sennan apo në skijim me Alberto Tombën e shumë sporte të tjera.

Nuk jemi ne që e njohim vetëm Michael Jacksonin siç paskeni thënë Ju pa pikë turpi, po në shtetin e Kosovës ka edhe 90-vjeçar që flasim me krenari për historinë e basketbollit botëror, për Formula 1, për futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat