Golden Eagle Ylli fiton në Gjakovë

Basketboll

Golden Eagle Ylli fiton në Gjakovë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 19:28
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 56:63 (16:17, 5:15, 15:19, 20:12), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë, mysafirët e nisën më mirë, duke pasur epërsi konstante, ku më e larta shkoi në gjashtë pikë, 9:15, por vendasit u rikthyen shpejt, duke e përfunduar këtë pjesë 16:17.

Megjithatë, në periudhën e dytë, therandasit ishin më të mirë, derisa kuqezinjtë për dhjetë minuta shënuan vetëm 5 pikë karshi 15 nga mysafirët, që shkuan në pushim me rezultat 21:32.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë për të triumfuar në fund 56:63.

Myeron Jones ishte më i miri te kuqezinjtë me 17 pikë, derisa 17 pikë te therandasit realizoi Jalen Nesbitt.

Vëllaznimi vazhdon të jetë në vendin e pestë me tetë fitore e 11 humbje, derisa Ylli ka 11 fitore e tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat