Kosova U18 ka pësuar humbjen e radhës.
Ndeshja kundër Polonisë në kuadër të FIBA U18 Eurobasket, Divizion B ka përfunduar me rezultat 43-75.
Çereku i parë ishte 25-8 në të mirë të Polonisë, ndërsa në të dytin Kosova ishte më e mirë me rezultat 11-17 ku pjesa e parë përfundoj 40-25 në të mirë të Polonisë.
Në çerekun e tretë ndeshja ishte e barabartë, ndërsa në të katërtin polakët dominuan dhe si përfundim ndeshja mbaroj me rezultat 43-75.
Te Kosova lojtari më i dalluar ishte Erolt Rrahmani me 13 pikë, 7 kërcime dhe një asistim.