Besëlidhja bën detyrën ndaj Vllaznisë

Basketboll

Besëlidhja bën detyrën ndaj Vllaznisë

Më: 11 prill 2025 Në ora: 10:56
Pamje nga ndeshja

Teuta dhe Besëlidhja fituan sfidat e para gjysmëfinale play off në basketboll për meshkuj, duke hedhur hapin e parë drejt finaleve.

Në finale shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballjet gjysmëfinale.

Në “Asllan Rusi”, ekipi kampion i Besëlidhjes fiton 78-65 ndaj Vllaznisë. Kjo ishte si një hakmarrje për humbjen e vetme që shkodranët i shkaktuan lezhjanëve disa javë më parë në kampionat.

Besëlidhja u shkëput që në periodën e parë dhe më tej e administroi me qetësi avantazhin, duke e merituar fitoren. Weekes me 20 pikë e 13 rebound ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Walton për shkodranët.

Mjaft dramatike ndeshja e luajtur në Durrës, ku dy gjuajtjet e lira të Powell (më i miri me 28 pikë e 13 rebound) i dhanë fitoren Teutës, 83-82 ndaj Apolonisë. Një ndeshje që mbeti e hapur deri në fund.

Fierakët synuan të bëjnë surprizën, por nuk ia dolën dot mbanë. Nicholas realizoi 231 pikë për Apoloninë, por që mbetën për statistikë. Fierakët do të luajnë në fushën e tyre ndeshjen e radhës.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82 (1-0)

Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65 (1-0)

13/4, Apolonia – Teuta, 18:00

13/4, Vllaznia – Besëlidhja, 18:00

Play Out-Meshkuj

12/4, Tirana – Elbasani, 18:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat